Balanca
Pasqyrat kryesore
- Përdoruesit — Pasqyron situatën financiare të çdo punonjësi sipas monedhave përkatëse. Aty shfaqet borxhi i shpërndarë tek klientët dhe shuma që duhet të dorëzojnë në kompani.
- Llogaritë bankare — Në këtë fushë shfaqen të gjitha llogaritë bankare me monedhën dhe balancën përkatëse. Për secilën llogari mund të shikoni lëvizjet e kryera.
- Furnitorët — Pasqyron borxhet që i detyroheni furnitorëve dhe shumën e paguar deri tani.
- Klientët — Pasqyron borxhet që klientët ju detyrohen dhe shumën totale të blerjeve tek ju.
Veprime të shpejta
Për të bërë terheqje ose depozitim te një përdorues, klikoni butonin +, zgjidhni llojin e veprimit, vendosni sasinë, shkruani një shënim dhe zgjidhni destinacionin (ose burimin) e vlerës përkatëse.
Të gjitha lëvizjet mund t’i shikoni te butoni Syri (shiko lëvizjet). Aty do të pasqyrohen të gjitha lëvizjet lidhur me paratë, si për shembull: shpenzime, fatura blerje, depozitime, apo tërheqje nga llogari të tjera.
Serviset & shërbimet
Ky modul ju mundëson të regjistroni Serviset dhe menaxhoni të gjitha shërbimet e kryera për asetet tuaja, duke përfshirë çdo informacion të rëndësishëm si lloji i servisit, data e kryerjes, shpenzimet e lidhura, dhe statusi i shërbimit. Ai gjithashtu ruan historikun e serviseve për secilin aset, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi mirëmbajtjen dhe kostot e akumuluara, gjë që ndihmon në planifikimin e shërbimeve të ardhshme dhe optimizimin e kostove.
Konfigurime