Getting Started
Raportet
Në bazë të paketës që do të zgidhni do të shfaqen dhe raportet përkatëse:
- Raporti Shpenzimet: Do të pasqyrojë raportin sipas datave, kategorisë apo përdoruesit përkatës.
- Raporti Vlera e magazinave: Do të pasqyrojë një raport mbi vlerën në shitje, koston e inventarit aktual, fitimit neto, marzhit të fitimit, etj.
- Raporti Skadencat: Do të pasqyrojë të dhëna mbi produktet me skadenca.
- Raporti Statement: Do të pasqyrojë lëvizjet e kryera në llogaritë bankare.
- Raporti Inventari sipas datës: Do të pasqyrojë gjendjen e inventarit në datën që filtroni.
- Raporti Kartelë produkti: Do të pasqyrojë të dhëna si sasia në hyrje-dalje, vlera, etj.
- Raporti Shitjet: Do të pasqyrojë raporte të ndryshme rreth shitjeve në bazë të filtrimeve përkatëse.
- Raporti Lëvizja e magazinave: Do të pasqyrojë raporte rreth produkteve dhe lëvizjes nëpër magazina.
- Raporti përmbledhës: Do të pasqyrojë një raport të detajuar të veprimeve sipas Përdoruesit, Kategorisë, Produktit etj.
- Raporti i Porosive: Do të pasqyrojë raporte sipas statusit të porosive, ekzekutuesit, klientit, etj.