Konfigurime
Seksioni Konfigurime ju mundëson të personalizoni dhe menaxhoni të gjitha parametrat kryesorë të sistemit.Çdo ndryshim i bërë në këtë panel ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si funksionon sistemi për përdoruesit tuaj, prandaj rekomandohet që konfigurimet të plotësohen me kujdes.
- Llogaritë bankare: Klikoni Shto Llogari Bankare dhe më pas vendosni një emërtim identifitues dhe dhënat përkatëse.
- Profili i biznesit: Nëse dëshironi të vendosni emrin e biznesit apo të ndryshoni të dhëna të tjera. Gjithashtu mund të lejoni ose limitoni përdoruesit tuaj tek Opsionet më poshtë:

- Kursi i këmbimit: Nëse dëshironi të ruani një kurs këmbimi fiks për një kohë të caktuar.
- Përmes butonit Certifikata Elektronike ju mund të ngarkoni certifikatën tuaj elektronike, e cila duhet të jetë në të njëjtin format si skedari i shkarkuar nga platforma e-Albania. Gjatë ngarkimit, sigurohuni të vendosni saktë fjalëkalimin që ju është dërguar me SMS ose email nga e-Albania, në mënyrë që certifikata të verifikohet dhe aktivizohet me sukses.

Balanca
Moduli i balancës është ndër me te rendesishmit ne Accounts pasi ju ofron pasqyra te qarta te qarkullimit te parase.Këto pasqyra mund t’i shikoni në formë të përmbledhur ose të detajuar, në varësi të mënyrës së regjistrimit të pagesave dhe fushave ku paratë kanë lëvizur brenda kompanisë suaj.
Na kontaktoni
Për çdo pyetje, paqartësi ose asistencë shtesë, ju lutemi kontaktoni në numrat e telefonit të mëposhtëm, ku stafi ynë do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur.