Getting Started

Produktet/Sherbimet

1. Krijimi

Për të krijuar produktin ose shërbimin e parë në sistem, ndiqni hapat e paraqitur në videon më poshtë:

⚠️ Para se të filloni procesin, sigurohuni që të keni konfirmuar me ekonomistin statusin e TVSH-së së subjektit (Nëse subjekti është me TVSH, zgjidhni nivelin përkatës, në të kundërt, vendosni 0% TVSH për produktet/shërbimet.).

Udhëzime teknike:

  • Barkodi: mund të përmbajë deri në 50 karaktere.
  • Fushat të cilat nuk përputhen me strukturën e subjektit tuaj mund të lihen bosh ose injorohen.
  • Të gjitha fushat e detyrueshme (Emri, Kategoria, Njësia, Çmimi, TVSH-ja) janë të shënuara qartë në ndërfaqe dhe duhet të plotësohen për të përfunduar regjistrimin e produktit ose shërbimit.

2. Importimi

Për të importuar produktet ose shërbimet ekzistuese në sistem mund të ndiqni hapat e mëposhtme apo udhëzimet e videos:

Udhëzime teknike:

  • Klikoni butonin “Importo” dhe shkarkoni dokumentin shembull (Excel).
  • Plotësoni të dhënat për produktet/shërbimet në dokumentin e shkarkuar, sipas fushave të përcaktuara.

Kujdes ❗

- Asnjë fushë nuk duhet të lihet bosh.

- Asnjë emërtim apo barkod nuk duhet të jetë i njëjtë.

- Sasia i referohet gjendjes aktuale apo çfarëdo gjendjeje që ju dëshironi të keni nga momenti kur filloni të përdorni Accounts.

- Njësinë mund ta shënoni me emërtime ose kode sipas Excel-it të Njësive matëse.

Ruajtja dhe ngarkimi

Pasi të keni përfunduar plotësimin e dokumentit, ruajeni në të njëjtin format (Excel) dhe më pas ngarkojeni në sistem për të përfunduar procesin e importimit.

3. Modifikimi i produktit

Pasi keni çelur ose importuar produktet/shërbimet tuaja mund të bëni ndryshime të ndryshme sipas videos më poshtë:

🔹 Modifikime extra:

1️⃣ Butoni Modifiko çmimin e produktitju lejon të modifikoni çmimin e produktit duke zgjedhur pikën e shitjes (POS) për të cilën dëshironi të bëni ndryshimin.

2️⃣ Pasi të zgjidhni pikën e shitjes, ju mund të përcaktoni dhe përditësoni çmimin, të ruani marzh fitimi të ndryshëm për çdo magazinë/pikë shitje, duke pasur parasysh dhe listat e çmimeve:

3️⃣ Butoni Pikat e shitjesju lejon të përcaktoni në cilat magazina/pika shitjeje dëshironi që produkti të shfaqet dhe të jetë i disponueshëm për shitje, duke mundësuar menaxhimin dhe kontrollin e inventarit sipas pikave të shitjes.

4️⃣ Kështu, ju mund të zgjidhni se në cilën magazinë/pikë shitje do të shfaqet secili produkt/shërbim:

4. Lista e çmimeve

  • Si fillim krijoni një Nivel çmimi duke emërtuar listën dhe duke vendosur përqindjen që do të aplikoni për këtë listë.
  • Për çdo Nivel çmimi mund të zgjidhni klientët që do t’ju aplikohet zbritja përkatëse.
  • Më pas shkoni tek Lista e çmimeve dhe zgjidhni magazinën/pikën e shitjes dhe Nivelin e çmimit që do të aplikohet për produktet/shërbimet në të.
  • Fillimisht programi aplikon uljen në të gjitha produktet/shërbimet por nëse dëshironi që zbritja të aplikohet vetëm në disa produkte/shërbime, mjafton të klikoni Rivendos çmimin bazë dhe më pas të aplikoni zbritje sipas nevojës.
  • Me anë të butonit Ruaj ruani ndryshimet e bëra.

5.Produkti i përberë

  • Si hap i parë, duhet të regjistroni të gjithë përbërësit që përbëjnë produktin final. Nëse nuk ngarkoni fatura blerje për produktet e shitshme ose përbërësit e tyre, sistemi do t’i shfaqë këto artikuj me sasi negative, pasi mungojnë hyrjet në inventar.
  • Pasi të jenë regjistruar të gjithë përbërësit, mund të kaloni tek produkti final dhe të vendosni raportin përkatës — pra, sasinë e çdo përbërësi që do të zbritet automatikisht nga inventari në momentin e lëshimit të faturës.

6. Produktet kryesore

Për të krijuar një kategori me produktet tuaja kryesore, mjafton të klikoni mbi emërtimin e produktit me butonin e djathtë të mausit dhe të zgjidhni opsionin Shto produktin si favorit.

Copyright © 2026