Getting Started

Magazina

  • Tek moduli Magazinat mund të shikoni produktet për secilën magazinë, të modifikoni të dhëna si emërtimi apo numri i kontaktit.

❗ KUJDES: Mos ndryshoni kodin e njësisë! Në rast se duhet të shtoni një magazinë kontaktoni në numrin e suportit për t’ju asistuar. +355697087060

Furnitorët

  • Furnitorët mund t’i shtoni manualisht duke plotësuar të dhënat ose mund t’i importoni duke shkarkuar formatin e dokumentit shembull dhe duke e plotësuar sipas fushave.

Transferimet

  • Transferimet ju shërben vetëm në rastet kur duhet të transferoni gjendjen së brendshmi mes magazinave tuaja. Ju mund ta kryeni këtë proces sipas videos më poshtë:

Përshtatja

Në Accounts keni mundësi të bëni Përshtatje gjendjeje dhe kostoje.

  • Mjafton të zgjidhni magazinën, llojin e përshtatjes dhe të kërkoni produktet një nga një.
    SASIA E RE – I referohet sasisë përfundimtare që ju dëshironi të keni për produktin përkatës.
    Cmimi i ri i blerjes – I referohet kostos përfundimtare që dëshironi të vendosni për produktin përkatës.

Fletë daljet

  • Ju mund të lëshoni Fletë dalje, sipas rasteve të ndryshme duke lënë shënime për Fletë daljen dhe për secilin produkt.

Fletë Kthimet

Ju mund të lëshoni Fletë kthimi për produktet qe duhet t’i ktheni, sasi e cila do të zbritet nga inventari juaj aktual.

Skadencat

Pasi keni regjistruar skadencat gjatë hedhjes së faturës së blerjes, ato do të shfaqen në modulin e Skadencave ku mund të kontrolloni Sasinë e furnizimit për çdo barkod të krijuar nga ju dhe Shitjet sipas kodit të skadimit.

Copyright © 2026