Faturat
Fatura e parë
Për të lëshuar faturën e parë me para në dorë mjafton të ndiqni udhëzimet sipas video-s.
POS
- POS është paneli ku mund të lëshoni fatura CASH/BANKË ndaj çdo lloj klienti.
Duke qenë se në Accounts mund të menaxhoni disa magazina/pika shitjesh nëse do të keni disa pika do t’ju duhet të zgjidhni nga cila prej tyre do të lëshoni faturë. Nëse fatura lëshohet ndaj një Klient rasti, nuk ka nevojë ta kërkoni klientin, në të kundërt duhet ta regjistroni fillimisht dhe më pas ta kërkoni.
Butonat kryesorë
- Butoni Paguaj ju gjeneron faturën tatimore dhe në sistem ruhet si një pagesë e kryer nga klienti juaj.
- Butoni Borxh gjeneron një faturë tatimore gjithashtu por në sistem ruhet si një faturë e palikuiduar.
- Butoni Ofertë gjeneron një Ofertë/Preventiv i cili mund të modifikohet sipas nevojës përpara se ta ekzekutoni si një faturë tatimore.

Butonat e pagesës
- Butoni Cash ju mundëson lëshimin e faturave me para në dorë.
- Butoni Kartë bankare ju mundëson lëshimin e faturave me kartë bankare.
- Butoni Bankë ju mundëson lëshimin e fatruave të thjeshta me bankë.
- Butoni në të djathtë ⚙️ ju mundëson lëshimin e faturave në monedha të ndryshme.

Ose mund të ndiqni videon më poshtë:
Faturë
- Faturë është një panel ku mund të lëshoni fatura Cash dhe të thjeshta me bankë ndaj çdo klienti.
📌 Ndryshe nga POS, këtu produkti/shërbimi duhet kërkuar me shkrim.
Butoni EXTRA
Butoni Extra ofron disa opsione shtesë të cilat mund të përdoren sipas rastit. Për detajet që duhet të plotësoni në secilin rast ju lutemi të konsultoheni me ekonomistin tuaj

Ose mund t'i referoheni videos më poshtë:
Faturë me monedhë të huaj
Për të lëshuar një faturë në monedhë të huaj, shkoni tek seksioni EXTRA – Pagesa.
Nga aty, ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Zgjidhni monedhën me të cilën dëshironi të lëshoni faturën.
- Vendosni kursin e këmbimit sipas vlerës aktuale.
- Zgjidhni mënyrën e pagesës, nëse fatura do të lëshohet Cash, përmes Bankës, apo ndonjë mënyrë tjetër pagese.

Nëse klikoni butonin më poshtë, sigurohuni që çmimin ta vendosni në monedhën përkatëse. (⚠Ju kujtojmë se çmimi fillestar në Accounts regjistrohet në monedhën lekë)

Ose mund të ndiqni videon më poshtë:
e-Faturë
- Ky panel është i destinuar vetëm për lëshimin e faturave elektronike ndaj subjekteve të regjistruara në sistemin tatimor shqiptar, pra vetëm ndaj bizneseve shqiptare.
E-Faturë ofron të njëjtën strukturë dhe të njëjtat opsione si paneli FATURË, me ndryshimin që ky modul përdoret për lëshimin e faturave elektronike ndaj subjekteve të regjistruara me NIPT.
Faturë me borxh
Fatura me borxh mund të lëshohen vetëm ndaj Klientëve të regjistruar me ID ose NIPT. Pagesat e klientit mund të shtohen gradualisht në sistem, deri në momentin që shuma totale e faturës është shlyer plotësisht.
Fletë Ofertë
- Fletë oferta është një panel ku mund të lëshoni Oferta/Preventive ndaj klientëve tuaj.
❗ Produktet do të zbriten nga inventari dhe xhiroja do të llogaritet në momentin që e ekzekutoni si faturë tatimore.
Opsionet e fletë ofertës
Më poshtë mund të vëreni si modifikohet, anullohet apo ekzekutohet një ofertë dhe të zbuloni opsionet e tjera në të :
Porosia
- Pasi keni çelur statuset e porosisë sipas nevojës tuaj, mund të lëshoni Porosi dhe pasi keni bërë modifikimet përkatëse mund ta ekzekutoni si një faturë tatimore. Gjithashtu mund të shënoni nëse fatura është paguar.
Opsionet e Porosisë
- Filtrimet e panelit “Porositë” ju mundësojnë filtrime sipas datës, klientit, operatorit apo statusit.

Faturat e shitjeve
- Të gjitha faturat e shitjeve mund t’i gjeni tek Libri i Shitjeve, ku mund të shikoni, menaxhoni ose printoni çdo faturë sipas nevojës.
Anullimi i faturës
Nëse shkoni tek Faturat e shitjeve dhe klikoni mbi tre pikat pranë çdo fature, do t’ju shfaqen opsione ekstra për menaxhimin e saj si:

- Anullimi i faturës – për të anulluar faturën në rast gabimi.
- Detajet e artikujve të shitjes (sasi, çmim, zbritje, total).
- Shënimi i faturës – për të shtuar komente ose informacione të cilat mund të shfaqen ose jo në faturë.
- Opsione të tjera të menaxhimit
Filtrimet e faturës
Tek Faturat e Shitjes keni mundësi të filtroni faturat sipas detajeve të ndryshme, si:
- Operatori
- Magazina
- Faturat e papaguara
Në bazë të datave që zgjidhni, sistemi do t’ju gjenerojë një përmbledhje për faturat e përfunduara dhe ato të paguara pjesërisht.
Libri i blerjeve
Në varësi të paketës së zgjedhur, sistemi ju lejon të shtoni faturat e blerjeve në mënyrë të strukturuar. Kjo ju mundëson të:
- Ruani inventarin dhe të përditësoni stoqet automatikisht.
- Regjistroni shpenzimet e lidhura me blerjet.
- Menaxhoni blerjet e ndryshme sipas furnitorëve dhe kategorive të mallrave.
Inventari
Në panelin faturat e blerjeve, përmes butonit “Shto faturë blerje” mund të regjistroni furnizimet në sistem, duke përditësuar automatikisht inventarin. Nëse produkti juaj nuk ka inventar nuk do të mund të shtoni faturë blerje.
Parapagimet
Paneli i parapagimeve lejon regjistrimin e transaksioneve paraprake në mënyrë të strukturuar dhe të gjurmueshme, duke përfshirë monedhën, kursin e këmbimit, magazinën, furnitorin dhe departamentet përkatëse, për pasqyrimdhe raport financiar të saktë.

Fatura shoqëruese
- Përmes këtij paneli mund të krijoni dhe menaxhoni fatura shoqëruese. Pasi keni regjistruar transportuesit sipas të dhënave përkatëse, mund të lëshoni Fatura shoqëruese duke zgjedhur fillimisht magazinën dalëse dhe më pas duke plotësuar të dhënat e tjera tek EXTRA, sipas videos më poshtë:
Transportuesit & Fatura shoqëruese
- Pasi keni regjistruar transportuesit sipas të dhënave përkatëse, mund të lëshoni Fatura shoqëruese duke zgjedhur fillimisht magazinën dalëse dhe më pas duke plotësuar të dhënat e tjera tek EXTRA.