Getting Started

Klientët

Shtimi i klientëve

  • Për të shtuar klientët tuaj mjafton të klikoni “Shto klient” dhe më pas të zgjidhni llojin e identifikimit sipas rastit.
  • Nëse Adresa nuk gjenerohet automatikisht, duhet ta shkruani manualisht.
  • Duke qenë se në Accounts mund të menaxhoni klientët mund të vendosni dhe të dhëna të tjera si E-mail, Numër kontakti, t’i lejoni ose jo secilit prej tyre të kenë fatura të palikuiduara dhe nëse po, sa është vlera maksimale.

Importimi i klientëve

  1. Shkoni tek butoni “Importo klientët” dhe shkarkoni dokumentin shembull.
  2. Plotësoni dhe ruani Excel-in sipas formatit përkatës. Momentalisht mund të importohen vetëm klientët me NIPT.
  3. Më pas klikoni përsëri “Importo klientët” dhe ngarkoni skedarin për të përfunduar procesin.

Funksionalitete të tjera

  • Butonat më poshtë ju lejojnë t’i eksportoni për përpunime të mëtejshme, të shfaqni kolonat sipas dëshirës apo të rifreskoni faqen.

  • Butonat më poshtë ju lejojnë të shikoni faturat e klientit përkatës, ta modifikoni apo fshini.

Zonat e klientëve

  • Në Accounts mund t’i organizoni klientët sipas zonës ku ndodhen për një menaxhim më të mirë mes agjentit/punonjësit dhe klientit.
  • Kjo lejon që vetëm punonjësit e listuar të kenë mundësi të lëshojnë fatura ndaj këtyre klientëve.
Copyright © 2026