Getting Started

Ambalazhi

Seksioni Ambalazhet ju mundëson të menaxhoni të gjitha ambalazhet që kompania përdor në procesin e shitjes ose shpërndarjes së produkteve. Këtu mund të regjistroni llojet e ambalazheve, kostot e tyre dhe lëvizjet që lidhen me furnitorët, klientët ose përdoruesit.

Shtimi i ambalazhit

Për të regjistruar një ambalazh të ri në sistem, ndiqen hapat e mëposhtëm:

  1. Kliko butonin “Shto ambalazh” në këndin e sipërm djathtas të modulit.
  2. Hapet formulari për shtim, ku plotësohen fushat:
    • Emri i ambalazhit – Psh arkë.
    • Kategoria – Zgjidhet kategoria përkatëse.
    • Cmimi për njësi – Vendoset çmimi i ambalazhit.
  3. Pas plotësimit, kliko “Ruaj” për të regjistruar ambalazhin në sistem.

Ambalazhi i ri shfaqet menjëherë në listën kryesore dhe mund të përdoret në transaksione me furnitorë dhe klientë.

Pas ruajtjes, ambalazhi i ri shfaqet menjëherë në tabelën kryesore të modulit. Në këtë moment ambalazhi është pjesë e sistemit, por ende nuk është i lidhur me një produkt.

Lidhja e Ambalazhit me Produktin

Pasi ambalazhi është krijuar, duhet të lidhet me një produkt për të mundësuar përdorimin e tij.

Nëse produkti është i ri

  • Gjatë krijimit të produktit, aktivizohet opsioni “Ka ambalazh”.
  • Pas aktivizimit shfaqet lista e ambalazheve të regjistruara.
  • Zgjidhet ambalazhi përkatës dhe vendoset sasia e ambalazhit që i takon produktit (p.sh. 1 bidon për njësi produkti etj.).

Nëse produkti ekziston tashmë

  • Hapet produkti me anë të butonit modifikio produktin.
  • Aktivizohet opsioni “Ka ambalazh”.
  • Përzgjidhet ambalazhi i duhur dhe vendoset sasia përkatëse.
  • Klikohet Ruaj për të aplikuar ndryshimet.

Kjo lidhje krijon marrëdhënien automatike mes produktit dhe ambalazhit në çdo transaksion.

Përditësimi i Inventarit të Ambalazhit

Kur kryhet hedhja e një fature blerje, sistemi:

  1. Regjistron inventarin për produktet e blera.
  2. Kontrollon nëse produkti ka të lidhur një ambalazh.
  3. Llogarit sasinë e ambalazhit në bazë të:
  • sasisë së produktit,
  • raportit të ambalazhit për produkt.
  1. Përditëson automatikisht sasinë e ambalazhit në kolonën përkatëse:
    • Furnitorët
    • Klientët
    • Përdoruesit

Kështu sistemi siguron gjurmim të saktë të ambalazhit të lidhur me çdo proces.

Transferimet e ambalazhit

  • Funksionaliteti Shto Transaksion përdoret për të regjistruar lëvizjet manuale të ambalazhit midis entiteteve të ndryshme të sistemit, si: furnitorët, klientët dhe përdoruesit e brendshëm.
  • Çdo lëvizje e kryer — pavarësisht nëse vjen nga furnitorët, klientët apo përdoruesit e brendshëm — dokumentohet në mënyrë të strukturuar dhe i reflektohet menjëherë bilancit përkatës.
  • Kjo arkitekturë funksionale eliminon mundësinë e humbjes apo harresës së njësive të ambalazhit, siguron saktësi maksimale në inventar dhe mundëson auditim të plotë të historikut të çdo ndryshimi të kryer në sistem.

Limitet për përdorues dhe klientët

Funksionaliteti i Limiteve të Ambalazheve shërben si mekanizëm kontrolli për të administruar ambalazhet në mënyrë të sigurt. Ky modul vendos kufizime operative, duke garantuar që asnjë transaksion i lidhur me ambalazhin të mos kryhet përtej kapaciteteve të lejuara nga sistemi.

1. Limitet për Përdoruesit (Shitësit)

Për çdo përdorues të brendshëm mund të konfigurohet një limit maksimal i sasisë së ambalazheve që ai është i autorizuar të shpërndajë. Mekanizmi funksionon si më poshtë:

  • Sistemi kontrollon automatikisht bilancin aktual të ambalazheve të përdoruesit në momentin që ai tenton të regjistrojë një transaksion shitje.
  • Nëse sasia e kërkuar tejkalon limitet e caktuara, veprimi bllokohet dhe sistemi gjeneron një njoftim gabimi.
  • Kjo siguron që përdoruesi nuk mund të kryejë shitje produkti që përmban ambalazh përtej kufirit të autorizuar.

Ky kontroll parandalon akumulimin e borxhit të ambalazhit nga përdoruesit.

2. Limitet për Klientët

Për secilin klient mund të vendoset një limit maksimal të ambalazhit të pa kthyer. Kur një klient arrin nivelin e tij të kufirit, sistemi aktivizon bllokimin automatik:

  • Gjatë regjistrimit të një shitjeje, sistemi verifikon bilancin aktual të ambalazhit të klientit.
  • Nëse bilanci i ambalazhit të papranuar/kthyer është i barabartë ose më i lartë se limiti i përcaktuar, sistemi nuk lejon finalizimin e shitjes.
  • Ky mekanizëm detyron që klienti të kthejë ambalazhin ekzistues përpara se t’i jepet sasi e re.

Kjo garanton qarkullim korrekt të ambalazheve dhe eliminon rrezikun e humbjeve financiare të lidhura me ambalazhin e padorëzuar.

Copyright © 2026