Getting Started
Shpenzimet
Seksioni Shpenzimet ju mundëson të regjistroni të gjitha shpenzimet e aktivitetit tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të strukturuar, duke i organizuar sipas kategorive dhe emërtimeve përkatëse.
Si të shtoni një shpenzim
- Shkoni tek Shpenzimet në menunë kryesore.
- Klikoni Shto shpenzim.
- Zgjidhni kategorinë përkatëse ose krijoni një të re, nëse është e nevojshme.
- Vendosni shumën (me ose pa TVSH) dhe shkruani emërtimin e shpenzimit tek fusha Shënimi.
Mënyra e pagesës
- Nëse shpenzimi është paguar me para në dorë: Nuk nevojitet asnjë veprim shtesë. Shuma do të zbritet automatikisht nga balanca Cash e përdoruesit që po regjistron shpenzimin.
- Nëse shpenzimi është paguar me llogari bankare: Zgjidhni llogarinë bankare përkatëse dhe shuma do të zbritet nga balanca e asaj llogarie.
Në të dy rastet, personi që po zgjidhni si Përdorues mund të përfaqësojë personin që ka kryer shpenzimin ose atë që ju ka dorëzuar faturën.
Fusha të tjera
- Klienti (opsionale): Përdoret në rastet kur shpenzimi lidhet drejtpërdrejt me një klient, duke mundësuar raporte të mëvonshme për shpenzimet ndaj klientëve.
- Të gjitha fushat e tjera janë opsionale dhe mund të plotësohen sipas nevojës.
Funksione shtesë
- Mund të ngarkoni foto të faturave.
- Mund të modifikoni ose fshini shpenzimet.
- Mund t’i eksportoni për raportim ose arkivim.
- Me anë të filtrave të ndryshëm, mund t’i pasqyroni shpenzimet sipas periudhës, kategorisë, përdoruesit ose mënyrës së pagesës.
- Raportet e detajuara mund t’i gjeni tek Raporti i Shpenzimeve.