Getting Started

Serviset & shërbimet

Ky modul ju mundëson të regjistroni Serviset dhe menaxhoni të gjitha shërbimet e kryera për asetet tuaja, duke përfshirë çdo informacion të rëndësishëm si lloji i servisit, data e kryerjes, shpenzimet e lidhura, dhe statusi i shërbimit. Ai gjithashtu ruan historikun e serviseve për secilin aset, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi mirëmbajtjen dhe kostot e akumuluara, gjë që ndihmon në planifikimin e shërbimeve të ardhshme dhe optimizimin e kostove.

Regjistrimi i serviseve

Për të regjistruar një shërbim të ri në sistem, ndiqen hapat e mëposhtëm:

  1. Kliko butonin “Shto servis” në këndin e sipërm djathtas të modulit.
  2. Hapet formulari për shtim, ku plotësohen fushat:
    • Emri - Vendoset emri i servisit
    • Numër telefoni/email - Të dhënat e kontaktit të subjektit që ofron shërbimin.
    • Adresa/qyteti - Vendndodhja e servisit.
    • Magazina - Përzgjidhet magazina me të cilën do e lidhni servisin.
  3. Pas plotësimit, kliko “Ruaj” për të regjistruar servisin në sistem.

Pas ruajtjes, servisi i ri shfaqet automatikisht në listën kryesore të serviseve, ku ofrohet një pasqyrë e detajuar e të gjitha veprimeve të lidhura me të.

Opsionet e disponueshme për secilin servis

Në ndërfaqen e serviseve, për çdo servis janë të disponueshme tre butona funksionalë:

1. Balancat

Këtu mund të shihni në mënyrë të detajuar:

  • Borxhin aktual ndaj servisit
  • Shumën e paguar
  • Xhiron totale të krijuar me atë servis
  • Veprimet financiare si depozitime ose tërheqje

Ky seksion ju mundëson administrim të qartë dhe transparent të marrëdhënieve financiare me servisin përkatës.

2. Modifiko

Përmes këtij butoni mund të:

  • Përditësoni çdo të dhënë të servisit
  • Korrigjoni informacione
  • Shtoni ose ndryshoni detaje kontaktuese ose administrative

Modifikimet ruhen në mënyrë automatike në sistem.

3. Fshij

Ky opsion përdoret kur:

  • Nuk ekziston më bashkëpunim me servisin, ose
  • Dëshironi ta hiqni nga lista aktive

Kujdes : Fshirja mund të kërkojë verifikim nëse ekzistojnë të dhëna të lidhura me të, për të shmangur humbjen e paqëllimshme të historikut.

Shërbimet

Moduli i Shërbimeve përdoret për të regjistruar të gjitha ndërhyrjet e kryera mbi një aset. Përmes këtij moduli dokumentohen në mënyrë të detajuar shërbimet, materialet, sasitë dhe kostot që lidhen me procesin e mirëmbajtjes ose riparimit.

Fletë shërbimi

Regjistrimi i shërbimeve të reja kryhet përmes butonit “Shto fletëshërbim”. Formulari përbëhet nga disa fusha kryesore që duhet të plotësohen përpara regjistrimit dhe një tabelë ku shtohen shërbimet e kryera.

1. Përzgjedhja e Servisit dhe Asetit

Në pjesën e sipërme të formularit ndodhen fushat kryesore që duhen plotësuar:

Servisi

  • Zgjidhni nga lista servisin me të cilin po kryhet ndërhyrja.
  • Nëse servisi nuk ekziston, mund të shtohet përmes butonit “+” në të djathtë të fushës.

Shënimi

  • Fushë opsionale ku mund të shtoni një përshkrim të përgjithshëm të shërbimit (p.sh. “Kontroll i përgjithshëm”, “Ndërrim pjesësh”, etj.).

Aseti

  • Zgjidhni asetin për të cilin po kryhet shërbimi.
  • Lista paraqet vetëm asetet e regjistruara në sistem, por asetet e reja mund të shtohen përmes butonit “+”

Klienti

  • Tregon zotëruesin me të cilin është i lidhur ky aset.

2. Shërbimet e bëra për asetin e zgjedhur

Ky seksion shfaq tabelën ku regjistrohen të gjitha shërbimet e kryera.

Shërbim

  • Përzgjidhni llojin e shërbimit nga lista (p.sh. ndërrim vaji, rregullim, goma, etj.).
  • Me butonin “+” mund të shtoni një shërbim të ri.

Shënim

  • Fushë opsionale ku mund të shtoni detaje specifike për atë rresht shërbimi (p.sh. “U përdor filtër X”, “U ndërrua pjesa Y”).
  • Sasia - Vendoset sasia e shërbimit ose e artikullit të përdorur.
  • Çmimi - Çmimi për njësi i llojit të shërbimit.
  • Vlera - Llogaritet automatikisht: Sasia × Çmimi.

Veprime

  • Butoni “+” përdoret për të shtuar detajet. Më pas mund të vazhdojmë të shtojmë dhe sherbime të tjera.

Pasi të keni përfunduar plotësimin e të gjitha detajeve të fletëshërbimit dhe të jeni siguruar që informacioni është i saktë, në fund të formularit gjenden dy butonat kryesorë të veprimit:

  • Butoni “Ruaj” – Regjistron fletëshërbimin në sistem së bashku me të gjitha të dhënat. Pas ruajtjes, dokumenti arkivohet automatikisht dhe bëhet pjesë e historikut të shërbimeve për asetet e përzgjedhura.
  • Butoni “Anullo” – Ndërpret procesin e regjistrimit dhe ju kthen në faqen e mëparshme pa ruajtur asnjë ndryshim, duke e lënë dokumentin të paplotësuar.
Copyright © 2026